Haki Abazi vlerëson lart Policinë dhe Prokurorinë pas arrestimeve të fundit

by admin
Spread the love

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë për rastin Brezovica.

Sot u raportua për arrestime të reja në Ministrinë e Mjedisit, e ku të lidhur e gjetën veten edhe Kryeinspektori Bedri Halimi por edhe ish sekretari Arben Çitaku.

Abazi ka kërkuar që kontrollit t’i nënshtrohet secili që ka ndërtuar në Brezovicë.

“Le të hapen letrat e interesave e të shohim kush na qenka pas pastrimit të parave, bashkëpunimit me kriminel Serb në jug e veri…” – ka thënë z. Abazi.

Statusi i plotë:

Përkrahje dhe vlerësim i lartë për veprimet e policisë dhe prokurorisë në rastin Brezovica. Tani duhet punë që ky rast të nxjerrë në pah të gjithë ata që kanë dhënë para për të marrë leje dhe kanë shkatërruar çdo gjë për të bërë një villë në Brezovicë dhe ata që kanë dhënë lejet në kundërshtim me ligjjn. Këtu nuk duhet kursyer asnjë, kontrollit duhet nënshtruar secili që ka ndërtuar në Brezovicë. Le të hapen letrat e interesave e të shohim kush na qenka pas pastrimit të parave, bashkëpunimit me kriminel Serb në jug e veri, kush e ka lënë Brezovicë në duar të INEX-it që 20 vite dhe kush ka bërë Serb anëtar bordi të organizatave joqeveritare e konsulenca ndërkombtare për të marrë leje dhe favore në Brezovicë.

Lexo lajme interesante

You may also like