Hajnat vjedhin kasafortën me para e stoli ari, në një shtëpi në Prishtinë

by admin
Spread the love

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në lagjen Melodia në Prishtinë, ku dy persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi, nga ku kanë vjedhur një kasafortë me stoli ari, para dhe gjashtë ora dore.

Ankesa në polici u bë nga pronari i shtëpisë, i cili i kishte parë personat të hyjnë me forcë në shtëpi, përmes video-incizimeve.

Vjedhja ndodhi mbrëmjen e së premtes, sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i policisë, përcjell Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like