Hajdutët “piketojnë” lojtarët e Newcastle, “bomberit” të “Bardhezinjve” i vjedhin makinën

by admin
Spread the love

Përvojë e keqe për futbollistin suedez, Aleksandër Isak, teksa sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes britanike, “The Sun”, të enjten e kaluar, “bomberit” suedez, të Newcastle i kanë grabitur banesën në shtëpinë e tij në qytetin e Njukasëll, teksa mësohet se kriminelët kanë mundur t’i marrin një makinë.

Megjithatë, makina më pas u braktis disa kilometra larg shtëpisë, ndërsa nga raportimet e derimëtanishme ende nuk është specifikuar nëse lojtari apo anëtarë të tjerë të familjes së tij kanë qenë të pranishëm në momentin e hyrjes së hajdutëve në shtëpi.

Nuk është hera e parë që ndodh me futbollistët e Newcastle. Këtë vit e ka pësuar edhe Joelinton, disa javë më parë. Në Angli, këtë sezon, Jack Grealish, Raheem Sterling dhe Alex Oxlade-Chamberlain kanë qenë viktima të vjedhjeve të banesave të tyre. /i.m /abcnews.al

You may also like