Hajdutët ‘e luksit’ i kthejë orën turistit kur kuptojnë se është model fallco (video)

by admin
Spread the love

Një dyshe grabitësisht “që dinin të zgjidhnin” i grabitën orën një turisti zvicerjan në Itali, por ia kthyen atë pak më vonë kur kuptuan se ishte një kopje e lirë e modelit të luksit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy turistë mbrëmjen e 17 korrikut në sheshin Piazza Trieste e Trento në Napoli, kur grabitësi nën kërcënimin e armës i kërkon njërit prej tyre t’i japë orën e tij.

Disa minuta më vonë një tjetër bashkëpunëtor shfaqet dhe kthen orën duke i kërkuar ndjesë turistit të shtangur nga frika.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në barin Monidee Café, pronari i të cilit tha se hajduti ktheu orën pasi besonte se nuk ia vlente përpjekjen, pasi nuk ishte një model origjinal zvierjan ‘Richard Mille’, shkruan CNN .

“Ata e sollën përsëri duke kërkuar ndjesë, ndoshta në një tentativë për të mos i denoncuar në polici”, tha bashkëpronari Antonio Visconti për mediat.

Grabitësit mendonin se ora ishte një model me vlerë rreth $300,000, tha zyrtari vendas Francesco Emilio Borrelli.

“Kam denoncuar prej kohësh problemet me kriminalitetin në këtë shesh, është një nga vendet më të pasigurta të qytetit kur duhet të ishte e kundërta”, tha ai për CNN.

“Duke e njohur ligjin ata dërguan një tjetër për ta kthyer orën, sepse e dinë se në baret me kamera sigurie imazhet regjistrohen”, shtoi ai.

Turisti i përfshirë qëndroi për të mbaruar pijen e tij dhe përfundmisht nuk u trondit shumë nga eksperienca.