“Hajdeni me mua nëse më shkarkojnë”, ish-trajneri i Milanit shpërthen ndaj drejtuesve

by admin
Spread the love

Sampdoria “flirtoi” shumë me Serie B sezonin e fundit, por ekipi i Marco Giampaolos ia doli të mbetet mes më të mirëve në Itali.

Gjithmonë e kam jetuar jetën time në harmoni me mundësitë e mia, mes ideve teorike dhe praktikës jam munduar t’i jap një shtysë përpara klubit, të rrezikoj nga njëra anë për të fituar nga ana tjetër.

Por nuk jam tip që bëj shumë kompromise. Tani çdo gjë është në rregull, jemi në verë, por kur të fillojnë ndeshjet, të gjithëve u dridhen by***t.

Ua kam bërë të qartë drejtuesve Osti dhe Faggiano: Zgjidhini ju lojtarët që do merrni, por nëse më shkarkojnë si trajner hajdeni edhe ju me mua kur të iki’”, u shpreh Giampaolo.

Sampdoria deri tani ka humbur shërbimet e Candreva, Yoshida, Askildsen, Falcone dhe Thorsby, ndërsa sa i përket afrimeve nuk ka akoma lëvizje zyrtare./ Super Sport


Top Channel

You may also like