HAGË – Izraeli përballet me GJND-në pas akuzave për gjenocid

by admin
Spread the love

HAGË, 11 janar /ATSH-DPA/ – Seancat dëgjimore në një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut që akuzon Izraelin për shkelje të Konventës së OKB-së për Gjenocidin filluan sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, ndërsa protestuesit pro palestinezë dhe pro izraelitë demonstronin jashtë ambienteve të saj.

Afrika e Jugut po kërkon mbrojtje ligjore për palestinezët në procedura të shkurtra dhe kërkon që gjyqtarët të urdhërojnë një armëpushim.

Afrika e Jugut akuzon Izraelin për gjenocid për shkak të bombardimeve të tij ndaj popullatës civile në Rripin e Gazës.

Kjo është hera e parë që Izraeli përballet me akuza të tilla në GJND.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës në tetor është rritur në 23 357.

Izraeli e kundërshton me vendosmëri akuzën për gjenocid dhe thotë se po mbrohet pasi militantët nga organizata palestineze Hamas dhe grupe të tjera ekstremiste vranë rreth 1 200 njerëz gjatë një sulmi vrasës mbi Izraelin më 7 tetor.

Ai do të prezantojë nesër qëndrimin e vet.

Mbështetësit e palestinezëve u mblodhën para Pallatit të Paqes në Hagë, selia e gjykatës.

Edhe disa dhjetëra mbështetës të Izraelit marshuan gjithashtu drejt gjykatës për një demonstratë.

Afrika e Jugut e ngriti çështjen në fund të dhjetorit sepse pa një jehonë, sipas saj, të aparteidit nga historia e saj në veprimet e Izraelit.

Komuniteti ndërkombëtar është i ndarë nëse çështja duhet të gjykohet.

GJND-ja është organi më i lartë gjyqësor i OKB-së, por nuk ka fuqi zbatuese./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like