HAGË – Hetuesit: Putin një rol aktiv në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve MH17 në Ukrainën lindore

by admin
Spread the love

AMSTERDAM, 8 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti rus, Vladimir Putin luajti një rol aktiv në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve MH17 në Ukrainën lindore, në korrik 2014, sipas hetuesve ndërkombëtarë.

“Ky përfundim doli nga bisedat telefonike të përgjuara”, thanë sot hetuesit në Hagë.

Boeing i “Malaysia Airlines” u rrëzua nga një raketë ruse e mbrojtjes ajrore BUK mbi territorin e kontestuar në korrik 2014. Të gjithë 298 personat në bord vdiqën.

Ka patur “indikacione të forta” se vendimi ishte marrë nga Putin, por hetuesit thanë se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta ndjekur penalisht.

Për më tepër, Putin është i imunizuar nga ndjekja penale për shkak të detyrës së tij.

Provat ishin gjithashtu të pamjaftueshme për të akuzuar të dyshuarit e tjerë. Prandaj hetimet do të pezullohen përkohësisht.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak30 ditë aktivitete për 15-vjetorin e Pavarësisë dhe 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

You may also like