HAGË – Gjykata e OKB-së në një vendim juridiksioni në çështjen e Ukrainës kundër Rusisë ​

by admin
Spread the love

HAGË, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë do të marrë një vendim paraprak mbi juridiksionin në një çështje të ngritur nga Ukraina kundër Rusisë.

Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara pritet të vendosë nëse është e autorizuar për të hapur procedurën kryesore në këtë rast.

Ukraina paditi fqinjin e saj menjëherë pas pushtimit rus në shkallë të plotë në pranverën e vitit 2022, duke përmendur Konventën e Gjenocidit. Kievi akuzon Moskën për keqpërdorim të kësaj konvente.

Rusia fillimisht e justifikoi pushtimin e Ukrainës duke pretenduar se gjenocidi kundër rusëve në Ukrainë duhej të parandalohej.

“Me këtë akuzë të rreme, Rusia po shkel konventën”, tha më herët Ukraina.

Rusia i ka kundërshtuar me vendosmëri akuzat duke kërkuar që çështja të pushohet.

Ukraina mbështetet në çështje e saj përpara gjykatës së OKB-së nga 32 aleatë perëndimorë.

E njëjta gjykatë pushoi të mërkurën një çështje tjetër të ngritur nga Ukraina kundër Rusisë në vitin 2017 duke e liruar Rusinë nga akuza për financimin e terrorizmit në Ukrainën lindore.

Vendimet e GJND-së janë të detyrueshme, por gjykata nuk ka mjete për t’i zbatuar ato.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like