HAGË – Europol: Kërcënimi terrorist në Evropë është rritur që nga sulmi i Hamasit

by admin
Spread the love

HAGË, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rreziku i sulmeve terroriste në Evropë është rritur që kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj Izraelit më 7 tetor, tha autoriteti policor Europol.

“Sulmet e fundit në Bruksel dhe Paris u motivuan nga kjo”, tha sot Catherine De Bolle, drejtore e Europolit, në Hagë.

“Kërcënimi terrorist është rritur pasi Hamasi sulmoi Izraelin dhe Izraeli u përgjigje me sulme ndaj tij në Rripin e Gazës”, tha ajo.

Ajo tha se grupet xhihadiste përbëjnë kërcënimin më të madh.

Europol gjithashtu ka vërejtur mbivendosje të qarta midis organizatës militante palestineze Hamas, organizatës milicie ekstremiste Shteti Islamik dhe Al-Kaedës.

“Për Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik, konflikti i rindezur në Lindjen e Mesme është një mundësi për të ngritur edhe një herë profilin e tyre ndërkombëtar, ndërsa Hamasi kërkon të zgjerojë shtrirjen e tij përtej Palestinës”, tha De Bolle.

Organizatat terroriste islamike inkurajojnë veçanërisht të rinjtë ose njerëzit me probleme të shëndetit mendor që të kryejnë sulmet e tyre.

Interneti dhe media sociale janë mjetet që ata përdorin.

“Ata mund t’i kryejnë sulmet vetë, por janë pjesë e një komuniteti në internet”, tha ajo. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like