Habit Idajet Beqiri, tregon politikanin që e shpëtoi Metën nga shkarkimi

by admin
Spread the love

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Meta. Sipas Idajet Beqirit vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte skandaloz, por ai shprehet se ky vendim ishte politik dhe se vetë Rama nuk donte shkarkimin e Metës. Sipas Idajet Beqirit, e gjitha ishte një lojë politike.

“Me qëndrimin dje të Escobar në senatin amerikan, kur tha se Ballkani perëndimor ka probleme të rënda të korrupsionit dhe do godasim pa mëshirë. Të gjitha këto janë të natyrës që duan të bëjnë të besueshëm institucionet që po dalin pas reformës në drejtësi. Për rrjedhojë duan të thonë që gjykata kushtetuese po vepron dhe nuk është kapur nga socialistët dhe Edi Rama. Nëse do ta kishte kapur Edi Rama do jepte vendim që të shkarkohej Ilir Meta. Ky ishte një vendim për të thënë që gjoja politika nuk ndërhyri, por e vërteta është ndryshe që ky ishte një vendim politik dhe politika ndërhyri.

Rama ka dashur që Meta të qëndrojë dhe mos të shkarkohet. Shumica e anëtarëve të gjykatës kushtetuese janë zgjedhur nga mazhoranca dhe me një vërshëllimë të bilbilit ata do të vepronin siç do t’u thoshte bilbili i partisë dhe partia i ka thënë votoni pro Metës. Për mua vendimi për Metën ishte politik dhe e gjitha kjo është një lojë. Ky vendimi ishte kalkuluar shumë mirë politikisht, për të treguar që drejtësinë e bëri gjykata dhe nuk ka ndikim politik dhe drejtësia po funksionon”, u shpreh avokati Idajet Beqiri i ftuar në Shqip.

You may also like