Haaland me rekord tjetër në Premier League

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka vendosur rekord të ri në Premier League.

Me golin e shënuar në fitoren e Cityt 1:0 ndaj Brentfordit të martën mbrëma, Haaland ka arritur një rekord tjetër.

Haaland, tashmë i ka shënuar gol secilit kundërshtar në kampionatin anglez me të cilin është përballur.

Një rekord të tillë e ka pasur Harry Kane kur ishte pjesë e Tottenhamit, por Haaland këtë e ka arritur vetëm në edicionin e tij të dytë në Angli.

Me këtë, Haaland po e konfirmon ndikimin e madh që po e ka te skuadra e Pep Guardiolas. Deri më tani, Haaland ka shënuar 22 gola këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa në Premier League ka 17 gola në 20 paraqitje.

You may also like