Guvernatorja e BP-së: E rëndësishme ruajtja e stabilitetit të çmimeve

by admin
Spread the love

Në kushtet e presioneve të theksuara të inflacionit, bankat qendrore duhet të qëndrojnë të fokusuar në objektivin e tyre parësorë, që është stabiliteti afatmesëm i çmimeve, i cili pa dyshim kërkon normalizmin e politikës monetare. Por, gjatë normalizimit të politikës monetare, bankat qenorer duhet të kenë parasysh efektet në rritjen ekonomike dhe stabilitetin e sistemit financiar. Kështu u shpreh guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhoska, e cila mori pjesë në Samitin e Ministrave të Financave, Guvernatorëve të bankave qendrore dhe drejtorëve të adiministratave tatimore, me titull “Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kushte të rreziqeve të theksuara gjeopolitike” i mbajtur në Malt të Zi.

Pjesëmarrësit e samitit nënvizuan përshpejtimin e ndjeshëm të inflacionit në të gjtiha vendet e rajonit, i cili ka arritur mesatarisht 13.5 për qind, si dhe presionet e goditjes energjetike në tregjet valutore, të cilat rezultuan në nevojën e shtrëngimit të politikave monterare në rajon.

Kjo është veçanërisht e dukshme në kushtet kur Rezervat Federale Amerikane dhe Banka Qendrore Evropiane, të cilat pëcaktojnë tregjet financiare globale, kanë rritur tashmë normat e interesit në disa raste dhe FED tashmë po redukton likuiditetin nga tregjet. Guvernatroja e Bankës Popullre tha se duhet ndjekur ciklin e FED dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Anita Angellovska-Bezhoska, Guvernatore e Bankës Popullre të RMV-së

“Nëse bankat qendrore të rajonit nuk marrin masa që do të ndjekin ciklin e Rezervave Federale Amerikane  dhe Bankës Qendore Evropiane, atëherë ato mund të përballen me rreziqe të daljeve të kapitalit ose hyrjeve më të ulëta të kapitalit, dhe rrjedhimisht rritjes së presioneve në tregun valutor”

Të gjithë panelistët ranë dakord se ruajtja e stabilitetit të kursit të këmbimit është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilizimin e inflacionit.

Samiti mblodhi në një vend krijuesit kryesorë të politikës fiskale dhe monetare, përfaqësues nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe njerëz drejtues nga bankat, kompanitë dhe kompanitë më të mëdha të sigurimit nga i gjithë rajoni, të cilët këtë vit shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e nevojshëm monetar dhe fiskal.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like