Guvernatori thotë ‘turistët të mos merakosen’ për ligjin që ndalon seksin jashtë martese’ në Indonezi (fotot)

by admin
Spread the love

Guvernatori i ishullit të njohur të rezorteve turistike Bali, siguroi sot se “vizitorët nuk duhet të shqetësohen” për ndryshimet e fundit në kodin kriminal të vendit.

Wayan Koster tha se nuk do të ketë problem për ndryshimet e fundit ligjore që ndalojnë seksin jashtë martese, në lidhje me turistët.

Parlamenti i vendit kaloi javën e shkuar ligjin që ndalon bashkëjetesën mes çifteve të pamartuara.

Por teksa tentonte të qetësonte vizitorët në ishullin piktoresk të Bali, guvernatori tha dje se ligji, i cili nuk hyn në fuqi menjëherë, do të zbatohet vetëm në rastet kur do të ketë një ankesë nga prindi, bashkëshorti apo fëmija.

Ai shtoi se “ata që vizitojnë ose jetojnë në Bali nuk duhet të shqetësohen për kodin kriminal”.

Autoritetet në Bali do të sigurohen që “të mos ketë kontroll mbi statusin martesor në recepsionet e hoteleve, hosteleve apo vilave të pushimit”, tha ai.

Wayan shtonte gjithashtu se nuk ishin të vërteta raportimet për anullime të prenotimeve pas ndryshimit të ligjit, dhe se në fakt këto të fundit ishin shtuar për sezonin dhjetor 2022 deri 2023.

Ndërsa kreu i bordit të turizmit Maulana Yusran, tha javës që shkoi se kodi i ri ishte “kundra-produktiv” në një kohë kur ekonomia e turizmit tentonte të rimëkëmbej nga pezullimet.