Guvernatori amerikan nënshkruan ligjin që ndalon qytetarët kinezë të blejnë tokë në Florida (fotot)

by admin
Spread the love

Guvernatori republikan i shtetit të Florida tha se ligji ka si qëllim “të ndalojë influencën dashakeqe të partisë komuniste kineze në shtetin e tij”.

Ron DeSantis nënshkroi sot një seri ligjesh që ndalojnë qytetarët kinezë të blejnë tokë në shtetin që drejton, me qëllim “ndalimin e influencës komuniste në Florida”.

Një prej ligjeve thotë se qytetarët kinezë në Florida nuk mud të blejnë tokë nëse nuk kanë dhe qytetari amerikane.

Ndërsa qytetarët kinezë me viza afat-gjata jo-turistike, mund të blejnë tokë deri në 8000 metër katrorë, dhe që të jetë të paktën 7 km larg instalacioneve ushtarake, raportonte televizioni lokal WTVT

Ligi kufizon gjithashtu qytetarët e huaj të blejnë tokë në disa rrethana të tjera në Florida.

Qytetarët nga Rusia, Irani, Kuba, Korea e Veriut, Siria e Venezuela nuk mund të blejnë tokë më afër se 15 km nga instalacionet ushtarake, por mund të blejnë në vende të tjera në Florida, raportonte rrjeti vendas Insider report.

Kritikët thonë se ligji shton diskriminimin ndaj pronarëve kinezë të shtëpive në Florida dhe gjithashtu mund të dëmtojë emigrantë të tjerë, sipas rrjetit Axios .

Muajin e kaluar më shumë se 100 protestues dëshmuan kundër legjislacionit, duke thënë se dëmton minoritetin kinez në Florida, shkruan rrjeti USA Today.

Ndërsa një tjetër ligj i nënshkruar sot ndalon kolegjet dhe universitetet të marrin dhurata nga vende të huaja me shqetësime të tilla”, shkruante rrjeti The Hill .

Kolegjet dhe universitetet në Florida duhet të marrin aprovim nga qeveria lokale për t’u bërë pjesë e partneriteteve të tilla me vende të huaja.

Një tjetër ligj kufizon serverat shtetërorë në shkarkimin e programeve si TikTok, i cili është në pronësi kineze, shton The Hill.

“Florida po vepron kundër kërcënimeve gjeopolitike ndaj SHBA”, tha DeSantis.

Ligjet hyjnë në fuqi më 1 korrik.


Top Channel

You may also like