Guardiola mbron Xavin – Shqip

by admin
Spread the love

Pep Guardiola, trajneri aktual i Manchester City dhe një nga trajnerët më të mirë në historinë e Barçës, donte të tregonte mbështetjen e tij për Xavi Hernandez, pas humbjes së dhimbshme 4-1 kundër Real Madridit në finale e Superkupës së Spanjës: “Këshilla ime? Duhet qetësi. Ishte një finale, e humbur, por duhet shikuar nga e ardhmja.

Kjo javë ka një ndeshje tjetër, një tjetër kompeticion. Jepuni mbështetje lojtarëve dhe stafit teknik, pastaj në fund të sezonit bëhen llogaritë. Ata që vendosin e dinë mirë se nevojitet vazhdimësi në një projekt futbolli.

Nga ana ime dua t’i jap mbështetje të pakushtëzuar Xavit dhe lojtarëve katalanas. Të shikojnë përpara.

Ata kanë treguar tashmë se kanë nivel, cilësi”.

Pep kërkoi qetësi, pasi beson se nuk mund të hidhet poshtë çdo gjë kur ka probleme: “Ka një tendencë për të hedhur gjithçka poshtë, por puna e trajnerit është shumë e vështirë. A e keni humbur finalen? Shumë mirë, përgëzoje rivalin, mëso prej tij dhe ec përpara”.

Kryesisht ai ka dashur të vërë fokusin te përmirësimi i lojtarëve, pasi është shprehur se është shumë e lehtë të fajësosh trajnerin në momente të vështira: “Është shumë e lehtë të fajësosh trajnerin.

Nuk ka sekrete, lojtarët duhet të bëjnë një hap përpara. Ata luajnë në fushë, ata duhet të bëjnë një hap përpara.

Fokusi është gjithmonë te trajneri, kur humbet”.

Së fundi, ai beson se Barcelona mund ta kthejë situatën: “Ky biznes funksionon vetëm nëse fiton, por lojtarët duhet të bëjnë një hap përpara nëse besojnë vërtet te trajneri. Lojtarët kanë cilësi, e kanë treguar mijëra herë. Jam i sigurt se do ta bëjnë përsëri”.

You may also like