Grupi rebel i lidhur me Iranin paralajmeron më shumë sulme – Shqip

by admin
Spread the love

Përshkallëzohen sërish sulmet mes SHBA-së dhe grupit rebel jemenas Houthi. Lëvizja Houthi goditi një anije tregtare amerikane në Detin e Kuq në një sulm të ri që synonte anijet tregtare.

Anija e njohur me emrin KOI, operohej nga SHBA, ndërsa u godit nfa një dron që shkaktoi një shpërthim të madh. Sipas Reuters, KOI është një anije konteinerësh me flamur Liberian me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Flota e së njëjtës kompani përfshin cisternën e naftës Marlin Luanda, e cila u dëmtua nga një raketë javën e kaluar.

“Jemeni nuk do të hezitojë të hakmerret kundër përshkallëzimit britaniko-amerikan.Të gjitha anijet amerikane dhe britanike në Detin e Kuq dhe Arabik janë objektiva legjitime për Forcat e Armatosura të Jemenit për sa kohë që agresioni amerikano-britanik kundër vendit tonë vazhdon”, tha zëdhënësi Houthi.

Komanda Qendrore e SHBA si kundërërgjigje shkatërroi 10 dronët së bashku me një stacion kontrolli tokësor të dronëve Houthi që po përgatiteshin për t’u hedhur nga Jemeni dhe që kishin paraqitur një kërcënim për anijet tregtare dhe luftanijet amerikane në rajon.

Ndërkaq në fushëbetejë forcat izraelite kryen bombardime si dhe bastisje në spitalin al-Amal në Khan Younis si dhe në Spitalin Nasser që prej disa ditë janë nën rrethimin e ushtrisë izraelite. 14 persona u vranëe në një kamp refugjatësh Khan Younis, qytet i cili gjatëve të fundit është bërë arenë e luftimeve të përgjakshme.

Çdo ndalim i operacioneve nga agjencia palestineze e Kombeve të Bashkuara mbi akuzat izraelite se disa nga stafi i saj morën pjesë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit, mund të pengojë të gjithë përpjekjet humanitare në Gazën e shkatërruar, thonë agjencitë e ndihmës. Donatorët po kërkojnë një hetim të shpejtë përpara se të rifillojnë financimin, megjithëse ata kanë vlerësuar punën e Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Gaza dhe reagimin e saj të deritanishëm ndaj akuzave.

You may also like