Grupet e Miqësisë – me Rregullore të mundësohen më shumë takime, të lobohet për njohje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në kuadër të Kuvendit funksionojnë 55 grupe të Miqësisë ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës me parlamentet e shteteve tjera. 

Deputetë të
pozitës e opozitës thonë që këto grupe të themeluara me shumicën e shteteve duhet
të shërbejnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve respektive.

Deputeti i Vetëvendosjes
Dimal Basha në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se është i rëndësishëm
bashkëpunimi me kuvendet e shteteve të tjera, duke shtuar se është i nevojshëm
edhe lobimi.

“Kemi marrëdhënie
me grupe të miqësisë që janë themeluar me shumicën e shteteve dhe shërben për
thellimin e bashkëpunimit mes parlamenteve sidomos në shtetet parlamentare
ndërlidhja dhe bashkëpunimi në mes parlamenteve është shumë i rëndësishëm. Ne
si Parlament na duhet edhe lobimi”.

Ajo thotë se në
Rregulloren e punës së Kuvendit mundësohen vetëm dy takime një në Kosovë dhe një
në vendin me kënd është formuar grupi i miqësisë.

Basha thotë se
kjo duhet që të ndryshohet në mënyrë që të mundësohet më shumë takime.

“Ndryshimet që
duhet të ndodhin janë te Rregulloja që e rregullon themelimin e grupeve të
miqësisë meqenëse është prej vitit 2010 dhe e kemi pasur si Komision për
Legjislacion temë debati dhe jemi marrëveshje që pas kalimit të Rregullores me
u marr edhe me rregullimi e rregullores për themelimin e grupeve të miqësisë”.

“Me Rregulloren ekzistuese
mundesh njëherë me ftuar edhe një herë me udhëtuar. Nëse organizojmë me sjellë
kongresmen nga Amerika me vizituar Kosovën aty nuk matet parja sa kemi harxhuar.
Nuk është konteksti i pares sa është rëndësia 
e vizitës”, tha Basha.

Ndërsa deputeti i
Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekimi Haxhiu tha se fokusi duhet të jetë
te grupet e miqësisë me vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, duke shtyrë
kështu përpara afirmimin e vendit.

Sipas tij, këto
udhëtime nuk duhet të shfrytëzohen vetëm për të marrë mëditje deputetët,
raporton EO.

“Mendoj që fokusi
duhet të jetë te grupet e miqësisë me vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën
që ne si deputet të shtyjmë tutje aspektin e afirmimit të vendit tonë dhe
njohjeve të reja dhe forcimin e miqësisë me vendet të cilat kanë raporte
diplomatike por që edhe mund të përfitojmë nga investitorë të mundshëm në
Kosovë”.

“Por këto të mos shfrytëzohen për udhëtime dhe sa për të marrë mëditje deputetët. Në fund të vitit nxirret një llogari. Tash janë faza e parë që kanë filluar këto udhëtim në emër të grupeve të miqësisë. Por të mos jenë sa për të shkuar për të vizituar dhe për të marrë mëditje kur shkojnë”, tha Haxhiu.

You may also like