Gruevski tregon se kush i frikësohet kthimit të tij

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Nikola Gruevski, prej vitesh në azil për t’i shpëtuar dënimit nga gjykatat vendore, thotë se ai vazhdon të përndiqet sikur të ishte në politikë.

Në një intervistë për “Politika”, Gruevski komentoi temat aktuale dhe mundësinë e rikthimit të tij në atdhe.

Gishti i tij kritik u drejtua nga ish-pasardhësi socialdemokrat, Zoran Zaev.

“Përndjekja ime politike vazhdon me të njëjtin intensitet si në të kaluarën gjashtë apo shtatë vite më parë. Ndikimi më i madh në prokurori, drejtësi, media është Zoran Zaev, i cili është i përkushtuar pa u lodhur për të më persekutuar mua dhe popullin tim si dhe ish-bashkëpunëtorët. Zaev u angazhua me gjyqtarë, prokurorë dhe media, herë duke ushtruar ndikim politik personal, herë financiar, në të njëjtën kohë duke kontrolluar një pjesë të madhe të zyrtarëve dhe deputetëve të LSDM-së,” tha Gruevski.

Sipas ish-kreut të qeverisë, persekutimi politik nuk po dirigjohet nga prokurorët, as gjyqtarët, por nga politikanët rivalë që shfrytëzojnë propagandën mediatike.

Disa politikanë shqiptarë kanë aluduar se më 23 tetor Gruevski do të rikthehet në Maqedoni nga Hungaria, ku qëndron prej arratisjes në vitin 2018.

“Këto deklarata të disa partive shqiptare shqiptare dhe maqedonase të afërta me [Hristijan] Mickoskin [VMRO-DPMNE] dhe Zaevin janë pjesë e folklorit, të cilin folklor e kemi vëzhguar prej rreth një muaji.
Në themel të gjithçkaje qëndron frika e kthimit tim eventual në vend. Në radhë të parë është qëndrimi i disa politikanëve ndaj meje në 5–6 vitet e fundit, mosha, por edhe paaftësia e tyre në menaxhimin e përgjithshëm të shtetit, si dhe motivet kriminalo-korruptive. Kjo është arsyeja pse, në fakt, disa prej tyre merren me politikë,” deklaroi Gruevski për “Politika”.

You may also like