Grubi: VMRO të votojë për ndryshimet kushtetuese dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare

by admin
Spread the love

Zv. kryeministri dhe ministri për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve Artan Grubi i bënë thirrje OBRM-PDUKM-së të vijnë në seancën e Kuvendit me dy pika të rendit të ditës, e para për ndryshimet kushtetuese dhe e dyta për shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme.

“E di se me këtë do të pajtohet edhe kryeministri Kovaçevski, kryetari i LSDM-së, po ashtu edhe Ahmeti. Po shkojmë në një seancë të Kuvendit me dy pika në rend dite. Pika e parë ndryshimet kushtetuese, pika e dytë shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme. “Bujrum”, le të hyjnë le të votojnë, të shkojmë në zgjedhje”, tha Grubi sonte “Kanal5”.

Këtu është një kompromis, tha Grubi, duke u bërë thirrje atyre që të inkurajohen që të marrin një vendim të tillë dhe të shkojnë në zgjedhje.

I pyetur nëse ka mundësi të kombinohen zgjedhjet presidenciale me ato parlamentare, Grubi tha se do ta shohin.

“Do të shohim nëse do të bashkohen me një vit diferencë, nga sot deri në mars 2024”, theksoi Grubi./Telegrafi/

You may also like