Grubi: Partitë pro-integrimit evropian duhet t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka konfirmuar se ka pasur një bisedë të gjatë me kryeministrin Zoran Zaev, i cili i ka njoftuar për takimin që ditë më parë ka realizuar me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.

Me këtë rast Grubi tha se konstatim i përbashkët me Zaevin është që të gjitha partitë që janë pro integrimit evropian, duhet të bëhen pjesë e shumicës parlamentare.

“Dje kisha një bisedë të gjatë me Zaevin edh sot do të kemi takim për shumicën e re, na njoftoi për takimin me Afrim Gashin, do të kemi dhe sot bisedime. Të gjitha partitë që janë pro Bashkimit Evropian duhet të bëhen pjesë e shumicës parlamentare.

Duhet dhe të zgjedhim çështjen me Bullgarinë dhe të fillojmë negociatat për anëtarësim në BE”, tha Grubi duke shtuar se nuk priten të ndodhin zhvillime dramatike, dhe se nuk duhet lejuar që të rrezikohet ardhmëria evropiane e vendit.

Lajme interesante

You may also like