Grubi nga K.V Dizhoni 1: Të gjithë jemi rreshtuar njëzëri pas Ali Ahmetit dhe frontit europian

by admin
Spread the love

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe nga shumë zyrtarë të tjerë të partisë dhe qeverisë, ka takuar sonte banorët e Këshillit vendor, Dizhoni 1.

Grubi pas takimit ka thënë se sikurse të gjithë këshillat vendor edhe ky këshill është rreshtuar njëzëri pas Ali Ahmetit dhe frontit europian të prirë nga BDI.

Grubi thotë se janë për bashkim, sepse siç veçon, sa më të bashkuar, aq më të fortë!

Statusi i plotë:

Njëzëri, të gjitha këshillat vendor të degës Çair, përfshirë edhe Dizhonin 1, me pjesëmarrje më masovike se kurdoherë tjetër, janë rreshtuar me Ali Ahmetin dhe frontin europian të prirë nga BDI.

Sa shumë njerëz në këshilla vendor vijnë të dëgjojnë e të flasin, të shprehin përkrahje dhe të shprehēn lirshëm në mbështetje të Ali Ahmetit.

Faleminderoj dhe uroj organizatorët, fqinjtë e mi nga Dizhoni 1 për këtë bashkëbisedim sonte.

Ne duam që të bëhemi bashkë dhe të na lejojnë të punojmë!

Sa më të bashkuar, aq më të fortë!







Artikulli paraprakAksidenti i rëndë në Tiranë, dy të vdekur




You may also like