Grubi deputetëve të VMRO-së: Sasho dhe Nikolla janë baballarët tuaj, kryqëzoheni dhe betoheni në ta

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i demantoi në Kuvend akuzat e VMRO-DPMNE-së ndaj familjarëve të tij, përcjell TV21. Grubi tha se partia e vetme që ka të dënuar për krim është VMRO-DPMNE-ja.

“Partia e vetme në vendin tonë me që ka pranuar, të Mile Janakieskit, të Gordana Jankulloskës, të Martin Protrugjer, Ilia Dimovskit, Elizabeta Çingarovska, se është shoqatë kriminele e vërtetuar me aktvendim në gjykatë, VMRO-DPMNE, me pranimin e bashkëpartiekëve tuaj që kanë qëndruar këtu dhe në Qeveri. Edhe Sasho njëkohësisht edhe Nikolla Gruevski, e gjithë shoqëria juaj. Ata janë baballarët tuaj, ju jeni kryqëzuar në Nikollën dhe Sashon, ju jeni frikësuar ta shihni në sy. Betoheni në ta”, tha Grubi.

You may also like