Gruaja shtyp aksidentalisht për vdekje burrin që tentonte t’i vidhte shkarkuesen katalitike të automjetit (fotot)

by admin
Spread the love

Një grua me automjetin e saj ‘fuoristradë’ ka shtypur aksidentalisht për vdekje një burrë që tentonte të vidhte marmitën e saj katalitike nga poshtë mjetit, njoftonin autoritetet në Kaliforni.

Policia tha se gruaja kishte nisur automjetin Ford Excursion pa qenë në dijeni të personit poshtë tij në Palmdale, në veri të Los Angeles.

Shoferja raportohet se kishte qenë në gjumë në parkingun e një supermarketi, kur ishte zgjuar nga zhurma e sharrimit poshtë mjetit.

Policia e Los Angeles tha se ajo ishte trembur dhe nisi makinën duke tentuar të dilte nga parkingu kur ndjeu që shkeli diçka.

Ajo menjëherë kishte telefonuar numrin e emergjencës për të dhënë ndihmë ndaj personit të goditur, i cili u transportua në spital por u shpall i vdekur më vonë.

“Shoferja ndezi automjetin dhe eci së prapthi për të dalë, kur ndjeu goditjen dhe ndaloi. Atëherë ajo pa të dyshuarin që ishte shtypur me makinë”, tha zyrtari sherifit të Los Angeles, Hugo Reynaga.

Tre të dyshuar të tjerë, një burrë e dy gra në një makinë të parkuar pranë aksidentit u ndaluan si të dyshuar.

Vjedhjet e marmitave katalitike janë shumëfishuar në SHBA prej metaleve të kushtueshme me të cilat ndërtohen, thonë autoritetet vendase.

Për të mbrojtur shkarkueset katalitike zyrtarët këshillojnë instalim të një mbulese mbrojtëse, parkim të mbyllur ose në vende të ndriçuara mirë.


Top Channel

You may also like