Gruaja në SHBA qëllon për vdekje shoferin e taksisë pasi besonte se ‘po e rrëmbente’ (fotot)

by admin
Spread the love

Një grua nga Kentucky në SHBA është akuzuar për vrasje pasi qëlloi për vdekje shoferin e taksisë në El Paso, Texas, pasi besonte se po e merrte peng.

Më 16 qershor, 48 vjeçarja Phoebe Copas, nga Tompkinsville në Kentucky, mori taksinë që drejtohej nga 52-vjeçari Daniel Piedra Garcia.

Policia e El Paso tha se hetimet zbuluan se Copas po udhëtonte drejt një lugine në El Paso, por në një moment ajo besoi se po e merrnin peng për ta çuar në Meksikë.

Prandaj Copas kishte nxjerrë pistoletën nga çanta e saj dhe kishte qëlluar Piedra disa herë prapa koke, kur sipas saj, kishte parë në makinën e tij një emblemë të qytetit meksikan Juárez.

52 vjeçari Piedra kishte qëndruar disa ditë në kujdes intensiv në spital por rrjedhimisht humbi jetën nga plagët të enjten.

“Është shkatërrimtare, na ka goditur kaq shumë,” tha Didi Lopez, mbesa e Piedra, për rrjetin vendase ËBKO .

“Hetimi ynë nuk vërteton se po ndodhte një pengmarrje apo se Piedra po devijonte nga destinacioni i Copas,” tha në një deklaratë policia e El Paso.

Në një dokument të publikuar nga rrjeti vendas KTSM, thuhet se Copas nuk kishte thirrur për ndihmë para apo pasi qëlloi ndaj Piedra. Ajo supozohet se kishte bërë një foto të Piedra dhe ia kishte dërguar të dashurit.

“Ai ishte një burrë punëtor dhe i gëzueshëm,” tha mbesa e viktimës për rrjetin El Paso Times. “Nuk ishte kurrë në humor të keq, ai gjithmonë ngushëllonte të tjerët dhe kujdesej për ta”, shtoi ajo.


Top Channel

You may also like