‘Gruaja më kritikon mos të shkoj me femra’, Gëzim Nika habit me deklaratën

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare, Gëzim Nika ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone” në Rtv Ora, përballë moderatores Ester Bylyku, ku ka folur për herë të parë pa doreza rreth marrëdhënies së tij me bashkëshorten.

I pyetur nga moderatorja rreth martesës së tij me Anxhelinën, partneren e tij, ai u shpreh se ka një marrëdhënie të lumtur, pavarësisht se ajo është xheloze për të shoqin. Megjithatë, Nika u shpreh se ka pasur një xhelozi të pranueshme, që asnjëherë nuk është bërë toksike.

Mirëpo, për herë të parë, Gëzimi pranoi se bashkëshortja e tij e ka kapur mat këngëtarin duke flirtuar me femra të tjera, por ai thotë duke qeshur se ka shpëtuar pa shenja. “Flirtimet ndodhin. Sheh një gjë të bukur dhe nëse edhe ajo të sheh, normal që quhet flirtim. Ka ndodhur, nuk them që nuk ka ndodhur. Shenja nuk më ka lënë”- thotë duke qeshur Gëzim Nika në emisionin “Glamour Zone”.

Ndërkaq, i pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se për çfarë e kritikon më shpesh gruaja e tij, Gëzim Nika u përgjigj: ‘Të mos shkoj me femra’- duke shkaktuar të qeshura në emision.

You may also like