Gruaja franceze zbulon se ishte përdhunuar nga 83 meshkuj/ Burri i saj e drogonte dhe i thërriste ata në shtëpi

by admin
Spread the love

Një rast tronditës që përfshin abuzimin seksual të një gruaje nga dhjetëra burra që i ftoi burri i saj në shtëpi pasi e kishte droguar, ka tronditur Francën.

Sipas Daily Mail, “Françoise” (pseudonimi i përdorur nga autoritetet franceze i viktimës së këtij brutaliteti të paimagjinueshëm) u shkatërrua, kur pa provat vizuale të abuzimit të saj, të cilat u regjistruan nga bashkëshorti i saj. Numri i përdhunuesve të saj arrin në 83, ku përfshihen nëpunës civilë, ushtarë, shoferë ambulancash, infermiere, shoferë kamionësh, një gazetar, një këshilltar bashkie dhe një zjarrfikës.

Autoritetet janë ende duke mbledhur informacion mbi identitetin e të dyshuarve, por deri më tani janë identifikuar 51 persona, të cilët besohet se kanë vizituar shtëpinë e çiftit në fshatin jugor francez të Mazanit midis 2011 dhe 2020, për të përdhunuar gruan.

Dominique P, siç quhet i shoqi i ‘Francoise’,  jo vetëm që i ftoi përdhunuesit në shtëpinë e tij, por u kërkoi atyre që të mos përdornin as prezervativ kur abuzonin me gruan e tij të droguar, ndërkohë që ai bënte video gjatë abuzimit. Viktima i tha policisë se ndonjëherë zgjohet natën dhe ndihet sikur i është shkelur trupi, por mendon se ka qenë një ëndërr e keqe që e ka bërë të ndihet kështu. Autoritetet besojnë se Dominic P. përdorte pilula Lorazepam (një anksiolitik i fuqishëm) dhe i përziente në ushqimet që hante gruaja në darkë, në mënyrë që ta linte atë të pavetëdijshme për një periudhë kohe.

“Francoise”, e cila është në dekadën e saj të gjashtë të jetës, tashmë është përballur me një realitet që nuk i përshtatet mendjes njerëzore, duke e ditur se i shoqi, i cili u martua shumë i ri, e tradhtoi në mënyrën më të keqe. Për shkak të abuzimit të saj, gruaja u infektua me 4 sëmundje veneriane dhe përballet me probleme të rënda gjinekologjike.

Përveç abuzimit të tmerrshëm që i nënshtroi gruas së tij për vite me radhë, Dominic P. dyshohet për shumë krime të tjera. Autoritetet po përpiqen të plotësojnë ngadalë enigmën e së kaluarës së tij të errët.

Ndër akuzat më të rënda me të cilat përballet është përdhunimi dhe vrasja e një agjenteje imobiliare 23-vjeçare, Sophie Narm, e cila u gjet e vdekur në një apartament në Paris në vitin 1991. Gruaja ishte droguar, mbytur dhe goditur me thikë në gjoks.

Gjithashtu, një tjetër agjente imobiliare që kishte raportuar se ajo ishte sulmuar seksualisht në Paris tetë vjet më vonë, i dha autoriteteve një përshkrim të sulmuesit që përputhet kryesisht me karakteristikat e tij.

Autoritetet kanë gjetur prova se Dominic P. kishte bërë fotografi të vajzës së tij më të madhe ndërsa ajo ishte duke fjetur me të brendshme, ndoshta pasi e kishte droguar. Ka anëtarë të tjerë të familjes që kanë raportuar sjellje të pahijshme, duke përfshirë disa nipër dhe mbesa të cilët janë inkurajuar nga gjyshi i tyre që të “luajnë doktor” dhe të zhvishen duke u ofruar ëmbëlsirat në këmbim, Edhe një nga nuset e tij beson se vjehrri i saj ka fshehur kamerën në banjë për ta regjistruar atë të zhveshur dhe për të postuar fotot në internet.

Aktivitetit i tij kriminal, filloi të zbardhej në vitin 2020, kur ai u arrestua për përdorimin e një stilolapsi me një kamerë të fshehtë që filmonte gra të zhveshura në dhomat e zhveshjeve nëpër dyqane. Policia kontrolloi shtëpinë e burrit dhe provat që gjetën krijuan një hetim të ri, më të madh për abuzimin seksual sistematik të gruas së tij.

Sasia e provave të gjetura në kompjuterin e tij është e madhe dhe lidhet me gjithsej 92 përdhunime të gruas së tij nga 83 burra. Prej tyre, 51 janë identifikuar dhe arrestuar, me moshat nga 23 deri në 73 vjeç.

Një nga të akuzuarit, me profesion zjarrfikës, dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e çiftit për të përdhunuar “Françoise” me uniformën e tij. Në celularin e tij janë gjetur 728 foto të fëmijëve të dhunuar seksualisht.

Dominic P. pothuajse gjithmonë regjistronte përdhunimet dhe i mbante pamjet në një dosje në një USB drive të quajtur “ABUSES”.


Top Channel

You may also like