Gruaja e harroi burrin shqiptar në autostradën gjermane, pasi ai doli të pijë duhan

by admin
Spread the love

Një person nga Shqipëria me bashkëshorten e tij, u bllokua në një kolonë trafiku pranë Füssen në Gjermani. Ai doli për të pirë një cigare – një gabim fatal, siç u konstatua më vonë
Gjithnjë e më shumë shtete federale në Gjermani i kanë filluar pushimet e vjeshtës. Ndaj bllokimet e trafikut po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Vozitësit shpesh duhet të jenë shumë të durueshëm. Në disa raste, pritet aq shumë sa duhet të dilet jashtë e të çlodhen pak këmbët.

Kjo me sa duket ka vlejtur edhe për një bllokim trafiku në autostradën A7 pranë Füssen në Allgäu, shkruajnë mediat gjermane, transmeton portali Shtegu. Aty një burrë doli nga vetura për të pirë një cigare. Deri këtu, gjithçka shumë normale. Por ky pushim për pirjen e duhanit, rezultoi të ishte fatal për të. Sepse teksa burri nga Shqipëria po pinte cigaren, trafiku filloi sërish të qarkullonte.

Vetura e tij me bashkëshorten në timon gjithashtu lëvizi – por pa burrin. Pak më vonë, policia bavareze mori njoftime për një këmbësor në autostradën A7 në tunelin kufitar Füssen. Ishte shqiptari që tani kërkonte dëshpërimisht gruan e tij.

Më vonë ai i tha policisë se gruaja e tij thjesht kishte vazhduar të voziste kur trafiku u vu në lëvizje. Shqiptari përfundimisht u mor nga një patrullë policore. Gruaja e tij gjithashtu ka mundur të kontaktohet me telefon dhe të merrte burrin e saj.

You may also like