Griezmann, kërkesa e djalit të tij është e pabesueshme

by admin
Spread the love

Antoine Griezmann ka një marrëdhënie të veçantë me fëmijët e tij.

Së fundmi ai tha se ngjyrën e flokëve e zgjedhin ata, por kuriozitetet e zbuluara nga sulmuesi i Atletico Madridit janë pasuruar me një detaj të ri, të butë dhe qesharak.

Griezmann shpjegoi se djali i tij Amaro i kërkoi atij që të kishte letrat nga koleksioni LaLiga EA Sports me autograf nga çdo lojtar që luan.

Një mision jo i pamundur, por sigurisht sfidues, siç u tha gjatë një interviste për dyshen e humorit “Pantomima Full”. Pyetje-përgjigja është publikuar të martën e kaluar nga klubi bardhekuq.

Griezmann pranoi, i argëtuar:

“Presioni vjen nga Amaro im i vogël, i cili po bën albumin e tij me fotografitë e futbollistëve dhe vetëm dje më kërkoi të merrja autografe nga çdo lojtar i La Liga-s”.

You may also like