Grida Duma flet për Bashën: Ne i dhamë maksimumin me të gjithë motorët, por ai nuk ia doli

by admin
Spread the love

Sot, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka folur lidhur me kohën e drejtimit të PD, nga Lulzim Basha, në një intervistë televizive, Duma tha se pavarësisht mbështetjes së demokratëve, Basha nuk ia doli ta çojë PD në fitore.

Gjithashtu, deputetja thotë se të gjithë në selinë blu dhanë maksimumin për Bashën, por përsëri ai nuk ia doli dot.

“Ka apo s’ka shance është një gjë as e parathënë dhe as nuk dua të jem kaq në mungesë etike që të parashikoj fatin e një politikani. Që nuk duhet dhe që është provë që nuk vlen më është mendimi im. Pati mbështetjen e të gjithëve, mbështetjen e ambasadës amerikane dhe logon e PD-së por nuk ja doli. Të gjithë kanë dhënë maksimumin por ai nuk ia doli. Ne i kemi dhënë maksimumin me të gjithë motorët ndezur dhe nuk u arrit kjo. Vjen një pikë kur kaq është tavani i kësaj gjëje dhe pikë”, u shpreh Duma.

You may also like