Grezda mbetet pa skuadër, Osijek shkëputi dje kontratën me sulmuesin shqiptarin

by admin
Spread the love

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda nuk do të jetë më lojtar i skuadrës kroate, Osijek, transmeton Insporti.

Përmes një njoftimi në ueb faqen e tyre zyrtare, diten e djeshme, klubi kroat ka bërë të ditur se ka shkëputur kontratën me lojtarin shqiptar.

“Eros Grezda nuk është më lojtar i Klubit të Futbollit të Osijekut. Bardheblut dhe sulmuesi 26-vjeçar kanë rënë dakord për të shkëputur kontratën që e lidhte me klubin tonë deri në fund të këtij viti. Grezda ka luajtur saktësisht 50 ndeshje për Osijekun dhe ka shënuar nëntë gola me tre asistime”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Në krahë të paraqitjeve të shkëlqyera që dha në gusht të vitit 2018, ai kompletoi një transferim te Glasgow Rangers nga ku u rikthye te bardheblutë një vit e gjysmë më vonë. Ai e kaloi gjysmën e fundit të sezonit si i huazuar në ligën e parë hungareze Zalaegerszeg”.

“Faleminderit Eros për gjithçka që i dhe NK Osijekut dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, përfundon komunikata e tyre.

Sulmuesi gjithsej ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Kujtojmë se Grezda ishte i huazuar te skuadra hungareze e Zalaegerszegisit, ku në 5 ndeshje të aktivizuara në këtë sezon ka shënuar vetëm 1 gol shumë larg pritshmërive të drejtuesve.

You may also like