Grevë historike e punonjësve jashtë impjanteve të makinave Ford në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Qindra punonjës protestonin sot para impjantit të montimit të automjeteve Ford në shtetin e Michigan pas nisjes së një greve të paprecedentë për rrogat, në tre uzina të kompanisë.

Krerët e sindikatës kishin njoftuar prej të mërkurës planet e ndalimit të punës në tre uzinat kryesore të qytetit të Detroit pasi dy palët ishin ende larg një marrëveshjeje.

“Nëse nuk arrihet marrëveshja mes sindikatës dhe punëdhënësve, ndalimet e punës mund të zgjerohen duke shkaktuar një goditje të rëndë ekonomike”, tha një përfaqësues i sindikatës.

Sindikatat kanë kërkuar rritje të rrogave të punonjësve në përshtatje me rritjet e drejtorëve vitet e fundit, që arrijnë deri në 40 përqind.

Kompania ka propozuar vetëm rritje prej 20 përqind në imjantin e Ford, 18 në atë të GM dhe 17.5 në grupin Stellantis.

Prej javësh përfaqësuesit e sindikatës kishin paralajmëruar për qasje të ashpër në negocjata, duke kërkuar rritje të konsiderueshëm të rrogës në bazë të fitimeve rekord të kompanisë.

Por krerët e industrisë ishin shprehur me tone optimiste për evitimin e grevës duke thënë se tonet e ashpra mund të ishin pjesë e strategjisë së negocjatave.

Megjithse ka ende kohë për një marrëveshje të minutës së fundit, punonjësit kishin planifikuar të mblidheshin në qendër të Detroit ku pritej dhe senatori amerikan Bernie Sanders, i njohur për mbështetjen e lëvizjeve të punës.

Kompania punëdhënëse GM tha më herët se vazhdonte negocjatat “me vullnet të mirë”.

“Ne po bëjmë progres në fushat që besojmë se janë më të rëndësishme, ku përfshihet rritja e rrogave, investimet në fabrikë dhe shkrtimi i kohës që i nevojitet punonjësve për të arritur rritjet e rrogave”, tha GM.


Top Channel

You may also like