Grevat në Gjermani, anulohen qindra fluturime

by admin
Spread the love

Rreth 700 fluturime do të anulohen, duke prekur pothuajse 100.000 pasagjerë, për shkak të grevave të planifikuara për të enjten dhe të premten nga sindikata e punëtorëve, Verdi në Gjermani, tha Shoqata e aeroporteve.

Grevat do të zhvillohen në tri aeroporte gjermane.

“Pothuajse 100.000 pasagjerët do të vuajnë si rezultat i taktikave të grevave të Verdit”, tha drejtori i kësaj shoqate, Ralph Beisel.

Të premten pritet të ketë greva edhe të punëtorëve të hekurudhave në Gjermani, që pritet të shkaktojnë telashe të mëdha për personat që përdorin këtë mjet transporti.

Shoqata e aeroporteve akuzoi sindikatat e punëtorëve se po keqpërdorin të drejtën e grevave. Sipas kësaj shoqate, në tre muajt e parë të këtij viti, mbi 900.000 pasagjerë janë detyruar që të ndryshojnë fluturimet apo janë përballur me anulim fluturimesh për shkak të grevave


Top Channel

You may also like