Greqia në krye të misionit për mbrojtjen e anijeve në Detin e Kuq

by admin
Spread the love

Sapo ka marrë edhe aprovimin e Këshillit Qeveritar të Sigurisë Kombëtare, Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka vizituar fregatën luftarake “Hydra” në bazën e saj detare në Salamina, disa orë para se ajo të niset në misionin e ri të BE-së me emrin e koduar “Aspides”, që në greqisht përkthehet, mburoja.

Bëhet fjalë për misionin ku marrin pjesë edhe Franca, Italia dhe Gjermania që janë mandatuar të mbrojnë anijet tregtare dhe të përgjojnë sulmet nga Houthi , grupi i mbështetur nga Irani që sulmon anijet në Detin e Kuq. Përveç pjesëmarrjes me një fregatë, Greqia ka edhe komandën e shtabit operativ të misionit që do ta drejtojë një ushtarak grek.

Sulmet ndaj anijeve tregtare, nga grupet e armatosura, nga raketat, nga dronët, përbëjnë një kërcënim për stabilitetin, sigurinë, por edhe për ekonominë globale dhe sidomos për atë greke“-shprehet Dendias.

Janë disa  anije tregtare në pronësi greke dhe jo vetëm , që prej nëntorit të kaluar janë goditur pranë Jemenit, duke pësuar dëme, por pa viktima në njerëz. Shumë prej  transportuesve tregtarë kanë devijuar rrugëtimin e tyre pas sulmeve nga Houthis që kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit dhe thonë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët, ndërsa vazhdon sulmi i Izraelit ndaj Hamasit në Gaza.

“Sulmet rrezikojnë edhe vendet e punës të kompanive që operojnë në portet greke. Reduktimi i lëvizjes së mallrave në Pire, për shembull, është afërsisht 40% dhe kjo ka pasoja shumë të rënda për ekonominë greke.”

Sipas Dhendias secili në Greqi vëren rritjen e ndjeshme të kostos së produkteve për shkak të rritjes së kostove të transportit pas sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Vlen të përmendet se 15% e tregtisë detare globale, 8% e tregtisë së drithit, 12% e naftës detare dhe 8% e gazit natyror të lëngshëm detar kalon përmes këtij deti.


Top Channel

You may also like