“Greqia, kërcënim për vlerat e BE”, Parlamenti Europian miraton rezolutën: Probleme me lirinë e shprehjes dhe shtetin ligjor

by admin
Spread the love

Jehona e votës së përpara disa ditëve në Parlamentin Europian, ka vazhduar të kumbojë fort: Transparency International nuk la pa e nënvizuar faktin që në vazhdën e letrës së saj mbi përkeqësimin e situatës së sundimit të ligjit në Greqi, Parlamenti Europian miratoi rezolutën që ngre alarmin mbi këto zhvillime tejet shqetësuese, siç i përshkruan organizata e njohur e për betejën e saj kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Komisioni Europian duhet të veprojë tani”, vazhdonte mesazhi i prerë i saj, si një thirrje për të mos e lënë situatën të kalojë pa vëmendjen e duhur. Rezoluta e miratuar më herët nga Parlamenti Europian me 330 eurodeputetë që votuan pro, 254 kundër dhe 26 abstenime, ishte një goditje e fortë për Athinën zyrtare duke përmendur aty hapur  përgjimet dhe survejimet, hetimet e cala për aksidentin e trenave në Tembi një vit më parë, mbytjen fatale të anijes në Pylos me qindra klandestinë dhe dëbimet e paligjshme të emigrantëve të paligjshëm, lirinë e shtypit  dhe “sulmet kundër shoqërisë civile”.

Greqia u përpoq të mbrohej me kundërsulm, dhe nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë Pavlos Marinakis, tha se kjo është padyshim një tjetër lojë politike në nivel të Parlamentit Evropian me qëllim të ulet prestigji i suksesit të saj në vitet e fundit. Por rezoluta e PE-së dëshmon qartë se problemet janë reale, dhe pakënaqësia në bllokun europian me moszgjidhjen e tyre po shtohet. Parlamenti Europian shprehte aty hapur shqertësimet e tij lidhur me përqëndrimin e pushtetit të medias në duart e oligarkëve si dhe mënyrën e shpërndarjes se subvencioneve shteterore.


Top Channel

You may also like