GREQI – Parlamenti miraton martesën civile të së njëjtës gjini

by admin
Spread the love



ATHINË, 16 shkurt /ATSH-ANA/ – Një projektligj që lejon çiftet e së njëjtës gjini të martohen në një ceremoni civile, u votua dje në mbrëmje vonë në parlamentin grek, me votim nominal.

Nga 254 deputetë, 176 votuan pro, 76 kundër dhe dy u deklaruan ”të pranishëm”.

Projektligji i diskutueshëm “Barazia në martesën civile, ndryshimi i Kodit Civil dhe dispozita të tjera” u hodh edhe për konsultim publik përpara se të votohej në parlament.

Greqia bëhet vendi i 37-të në botë që njeh barazinë në martesë duke kaluar në ndryshimin e nenit 1350 të Kodit Civil për të futur rregullin që martesa lidhet midis dy personave të së njëjtës gjini ose të ndryshme.

Ligji i ri do të lejojë gjithashtu që fëmijët e prindërve të të njëjtës gjini të njihen zyrtarisht në Greqi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Zgjerojmë burimet e rinovueshme, ia dolëm të mos rrisim çmimin e energjisë elektrike


You may also like