Gravina përgatit revolucionin – Shqip

by admin
Spread the love

Gabriele Gravina përgatit revolucionin e futbollit italian.

Jo vetëm Seria A me 18 ekipe: presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, në fakt, po studion formate të reja për të gjitha kampionatet profesionale.

Sipas asaj që raportohet nga drejtori i ‘Sportitalia’ Michele Criscitiello, Gravina synon një reformë thelbësore të futbollit italian që do të përmbyste edhe Serinë B dhe C.

Synimi do të ishte zvogëlimi drastik i numrit të ekipeve që marrin pjesë në kampionatet profesionale.

Duke hyrë në detaje, numri një i futbollit italian do të reduktonte Serinë A dhe Serinë B me 20 në 18 ekipe, me reduktimin e  Serisë C nga 60 në 18 skuadra.

Reagmet fillestare të klubeve krijuan menjëherë debate.

Nga njëra anë “të mëdhatë” që mbështesin planin e Gravinës, por gjejnë kundërshti nga skuadrat të ashtuquajtura të vogla dhe të mesme.

Puna e Gravina-s tashmë ka filluar.

Megjithatë, jemi vetëm në fillim të reformës së mundshme dhe reduktimi i ekipeve profesionale duket mjaft drastik.

You may also like