Gravina: Nuk gjykojmë pa mbaruar procesi, La Liga të shohë në shtëpinë e vetë

by admin
Spread the love

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Garvina, foli për rastin e dorëheqjeve në masë nga drejtuesit e Juventusit. Duke filluar nga Presidenti i klubit bardhezi Andrea Agnelli e deri tek drejtuesit të cilët dhanë dorëheqjen dy ditë më parë. Numri 1 i FIGC-së foli në një intervistë që preku situatën kaotike në kampin e “Zonjës së Vjetër”.

“Nuk më pëlqen ideja e sanksionimit në rastin konkret të Juventusit, përderisa ka ende hetime që po zhvillohen, përvetësime dokumentesh dhe prokuroria është ende duke punuar. Ka bashkëpunim mes dy organeve të drejtësisë, por fillimisht le të shohim se çfarë do të dalë nga procesi e më pas do të bëjmë një reflektim mbi sistemin. Ne nuk fajësojmë dhe sanksionojmë subjektet përpara hetimeve.” – tha Presidenti i Federatës italiane së Futbollit.

Në fund, Gravina tha diçka dhe për reagimin e La Ligës spanjollë kundrejt Juventusit. “Për këtë rast jemi në kontakt të ngushtë me UEFA-n, por po shohim disa reflektime  dhe sulme të kota nga ata që duhet të shohin në shtëpinë e tyre. Mendoj se janë pa vend. UEFA është një organ ndërkombëtar në kontakt me ne, prandaj presim që të përfundojë procesi dhe më pas të nxjerrin përfundime.” – përfundoi Gabriele Garvina. /oversport.tv

Foto: FIGC, Twitter

You may also like