Gratë kishin besim te doktori i tyre por u bënë pjesë e një eksperimenti vrasës (fotot)

by admin
Spread the love

Shkencëtarët janë ende duke kërkuar të mbijetuara nga një grup grash të cilave iu dha qëllimisht ushqim radioaktiv në vitet 1960-të në Britani, si pjesë e një eksperimenti pervers mjekësor për absorbimin e hekurit.

Historia tronditëse e studimit mizor të vitit 1969 flet për 21 gra me origjinë indiane në Coventry në Anglinë qendrore, të cilave iu rekomandua bukë drithi me hekur-59 – një izotop radioaktiv gamma-beta – që është bërë i ditur kohët e fundit pas hetimeve të deputetes vendore Taiwo Owatemi që ka kërkuar sqarime për studimin mjekësor të disa dekadave me pare.

Owatemi ka shkaktuar një valë postimesh virale në rrjetet sociale ku përdoruesit e quajnë eksperimentin “shokues”, “të përçmueshëm” dhe me mungesë të thellë etike mjekësore.

Shumica e grave që u ekspozuan ndaj substancës radioaktive ksihin shkuar te mjeku i tyre i familjes për probleme të vogla shëndetësore si migrena e dhimbje të tjera, çka solli nje valë shqetësimi për përhapje të anemisë në komunitetin aziatik të Anglisë qendrore.

Mjekë thanë asokohe se dyshonin se “kjo shkaktohej nga dieta aziatike”, prandaj vendosën të shpërndajnë kuleçë me hekur-59 në shtëpitë e pjesëmarrëseve.

Pasi kishin konsumuar bukën, gratë dërgoheshin për të matur nivelin e radiacionit për të përcaktuar se sa hekur ishte absorbuar nga trupi i tyre.

Studimi vendosi se “gratë aziatike duhet të merrnin suplement hekuri pasi “nuk mund të absorbonin atë të miellit”.

Por shumë nga gratë e testuara ishin emigrante me anglishte të kufizuar dhe nuk kishin informacion të mjaftueshëm për të dhënë miratimin e tyre.

Çështja doli në dritë në një dokumentar 1995 të rrjetit ‘Channel 4’ që solli më pas hetime nga autoritetet.

Një raport mbi çështjen i vitit 1998 pranonte se “kërkimi, etika dhe rregullacioni kishte ndryshuar shumë nga koha e kryerjes së eksperimenteve”.

Por një historiane risolli vëmendjen e publikut te ngjarja me një seri postimesh në rrjetet sociale dhe miliona shikues kanë marrë pjesë në debat.

Deputetja e Coventry, Taiwo Owatemi tha se diskutimi është tepër shqetësues dhe ka premtuar një debat në parlament në shtator.

Edhe deputetja tjetër e zonës Zarah Sultana tha në mbështeje të koleges: “Unë e kuptoj se në vitet që kanë kaluar gratë në fjalë nuk janë identifikuar dhe gabimet nuk janë trajtuar”.

“Jam e shokuar që megjithë ekspozimin e disa dekadave më parë, komuniteti aziatik në Coventry nuk ka marrë një shpjegim për atë që ka ndodhur”.

“Prandaj kërkoj një hetim për mënyrën sesi janë trajtuar këto gra, për të siguruar që komuniteti të marrë përgjigjet për atë që ka ndodhur”.