Gratë e vënë trurin më shumë në punë, pra duhet të flenë më shumë se burrat

by admin
Spread the love

Vajza, lajm i mirë. E dini që zyrtarisht keni një arsye më tepër për të shtuar orët e gjumit? Sipas një studimi të ri nga Dr. Jim Horne, ekspert i gjumit në Britani, femrat kërkojnë më shumë gjumë se meshkujt.

Në fakt, Dr. Horne sugjeron se ato kanë nevojë për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se një mashkull irritur. Po cila është arsyeja që vajzat kërkojnë më shumë gjumë se djemtë? Ka të bëjë me shumë funksionet e trurit të një gruaje.

“Sa më shumë që e përdor trurin gjatë ditës, aq më shumë ai ka nevojë të qetësohet dhe aq më shumë gjumë ju duhet”,- thotë Dr. Horne në një artikull të botuar në Daily Mail: “Gratë kanë tendencë për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë, kështu që ato e vënë më shumë trurin në lëvizje krahasuar me meshkujt.

Për shkak të kësaj, nevoja e tyre për gjumë është më e madhe.” Edhe pse gocat duhet të flenë mesatarisht 20 minuta më shumë se meshkujt, disa mund të kenë nevojë edhe për më shumë. Ka ndonjë që i bashkohet kësaj të fundit? /revistawho.com

You may also like