“Gratë e ish-burrave të mi më kanë inat”, Rudina Dembacaj i befason të gjithë

by admin
Spread the love

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj, para se të martohej me Mark Frrokun, ka qenë e lidhur me regjisorin Eduart Grishaj dhe më pas me mekanikun Aleksandër Varfaj.

Moderatorja flet shpeshherë për ish partnerët e saj, madje bën edhe humor. Eduart Grishajt sot po shijon historinë e dashurisë me Arbana Osmanin. Ndërsa mekaniku është martuar me partneren e re, Marisa, me të cilën ka dy fëmijë.

Rudina Dembacaj ka pohuar se gratë e ish burrave të saj e kanë inat. “Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht”, ka thënë Dembacaj.

Kur ishte e martuar me mekanikun, Rudina ka pohuar se “Im shoq është inxhinier mekanik, ka një servis të vetin. E kam njohur aty se m’u prish makina. Ai në fillim s’ma varte fare, e gjuaja unë. Mua më prishej pak si shpesh, por ai e rregullonte shpejt”, u shpreh Rudina.

You may also like