Granit Xhaka jep intervistën sportive në rrjet ku mes të tjerash i përmendin ‘Iluminatin’ (fotot)

by admin
Spread the love

Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit të Londrës, Granit Xhaka ka habitur fansat në fundjavë në një intervistë të çuditshme ku fliste për futbollin dhe aktualitetin, duke u maskuar me një filtër virtual mustaqesh dhe kapele kauboi.

Ai foli me komentatorin e njohur në rrjetin TikTok, Barrelo, i cili ka më shumë se 660,000 ndjekës në faqen e tij barrelo_live.

Në intervistën e pazakontë Barrelo dukej që nuk kuptonte shumë nga futbolli, por një nga pyetjet ndaj Xhakës i la të gjithë me gojëhapur.

Xhakës iu bë një pyetjeje mbi sukseset e tij sportive: “Që të bëhesh futbollist duhet të kesh nënshkruar diku, apo jo, më duket se me Iluminatin apo diçka e tillë, është e vërtetë kjo?”

Xhaka nis të qeshë dhe tund kokën në shenjë mohimi.

Më vonë në interviste, Barrelo – i cili kishte veshur një bluzë të Arsenal për respekt të të ftuarit, pyeti: “Ku jeton më saktë?”

30-vjeçari iu përgjigj “London.”

Barrelo pyeti më vonë Xhakën për aftësinë për të folur gjermanisht, dhe ai iu përgjigj duke kujtuar se ka luajtur për disa vite në Gjermani.

“Kam lindur në Zvicër por kam luajtur për katër vjet me skuadrën e Mönchengladbach.”

Xhaka pyeti Barrelo nëse ishte vërtet një tifoz i Arsenal.

Barrelo u përgjigj: “Me kaq shumë kërkesa në TikTok tani nuk shikoj më futboll”.

Xhaka ka qenë titullar i rregullt sivjet me Arsenalin që synon titullin e parë prej 19 vjetësh në Angli, duke shënuar gjashtë gola e duke dhënë pesë pasime goli në 38 ndeshje.


Xhakës iu bë një pyetjeje mbi sukseset e tij sportive: “Që të bëhesh futbollist duhet të kesh nënshkruar diku, apo jo, më duket se me Iluminatin apo diçka e tillë, është e vërtetë kjo?”


Top Channel

You may also like