Granit Xhaka gjenë kohë edhe për Big Brother VIP – ky është konkurrenti që do të përkrahë në finale

by admin
Spread the love

Mesfushori i skuadrës së Arsenalit, Granit Xhaka, duket se është një shikues i rregullt i shtëpisë më të famshme në Shqipëri ‘Big Brother Vip’.

Përveç kësaj ai tashmë ka edhe preferencën e tij se kush do ta fitoj çmimin e madh të ‘Big Brother Vip’.

Xhaka përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare i ka dhënë përkrahje Donald Veshajt dhe ka kërkuar nga ndjekësit e tij që të votohet Donaldi.

“Donald mas pari më lër të flasë, suksese në finale, jemi me ty forca”, ka thënë futbollisti nga Kosova në videon e publikuar në Instagram.

Çmimi i madh i ‘Big Brother Vip’ do të ndahen me 18 shkurt, ku edhe do të përfundoj ky spektakël.

Në finale përveç Donaldit kanë shkuar edhe Iliri, Beniada dhe Engjel.

You may also like