Granada e Uzunit në telashe, rrezikon eliminimin në tavolinë nga Kupa e Mbretit

by admin
Spread the love

Telashe për Granadën e Myrto Uzunit. Skuadra spanjolle rrezikon eliminimin në tavolinë nga Kupa e Mbretit, edhe pse mposhti me rezultatin 0-3 skuadrën e Arosas që aktivizohet në Divizinionin e Tretë. 

Drejtuesit e Granadës kanë bërë një gabim teknik duke aktivizuar portierin Adri Lopez. Ky i fundit nuk konsiderohet më si një lojtar U23 pasi ka mbushur 24-vjeç dhe rregullat e Kupës së Mbretit nuk e lejojnë diçka të tillë. 

Një lojtar U23 që bën pjesë në skuadrën B apo të rinjve, në momentin që kalon moshën nuk mund të aktivizohet me ekipin e parë në një kompeticion zyrtar si Kupa e Mbretit. Kësisoj skuadra e Uzunit, pritet të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës.  

Në orët në vijim me shumë gjasa drejtuesit e Arosas do të bëjnë një ankimim për shkeljen e rregullores dhe do të kërkojnë kualifikimin në tavolinë.  

You may also like