Granada e Uzunit kërkon mbijetesën, i beson stolin një emri të njohur

by admin
Spread the love

Granada, skuadra spanjolle në të cilën militon edhe sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni, ka zgjedhur trajnerin e ri, pas shkarkimit të Robert Moreno.

Një emër i njohur si Aitor Karanka do të drejtojë skuadrën në javët e mbetura të LaLigas, duke synuar mbijetesën mes më të mirave të Spanjës.

Karanka ka qenë një lojtar i njohur i Realit të Madridit dhe Athletic Club, ndërsa si trajner ka pasur disa eksperienca të suksesshme në Angli me Birmingham , Nottingham Forest dhe Middlesbrough.  Në sezonet 2010-2013 ai ka qenë zëvendës-trajner i Realit të Madridit.

Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga përfundimi i kampionatit, Granada e sheh veten në zonën e ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore. Karanka do të debutojë nesër në stolin e Granadës në sfidën e “Wanda Metropolitano” kundër Atletico Madrid. / Oversport.tv

You may also like