GRAMMY 2024 – Taylor Swift hyn në histori

by admin
Spread the love

LOS ANXHELES, 5 shkurt /ATSH-DPA-AFP/ – Megaylli amerikan, Taylor Swift tha mbeti e pamend, pasi shkroi historinë e Grammy duke u bërë personi i parë që fitoi albumin e vitit katër herë.

Ajo siguroi çmimin me albumin e saj të dhjetë në studio “Midnights”, pasi kishte fituar më parë për “Fearless” në 2009, përsëri gjashtë vjet më vonë për “1989” dhe së fundmi për “Folklore” në 2020.

Teksa mori çmimin nga Celine Dion, ajo tha “o zot, jo. Nuk di ç’të them”.

Ajo vlerësoi mikun e saj dhe bashkëpunëtorin afatgjatë Jack Antonoff si një producent ”që vjen një herë në një brez” dhe kolegen e saj të nominuar Lana Del Rey si një “artiste të trashëgimisë” dhe një “legjendë në kulmin e saj”.

“Do të doja t’ju them se ky është momenti më i mirë në jetën time dhe ndihem kaq e lumtur… Për mua, çmimi është puna. Gjithçka që dua të bëj është të vazhdoj ta bëj këtë. Më pëlqen shumë. Më bën shumë të lumtur… Më bën pabesueshmërisht të habitur që i bën të lumtur disa njerëz që votuan për këtë çmim gjithashtu”, tha ajo.

Më poshtë renditen fituesit kryesorë:

– Albumi i vitit –

“Midnights” – Taylor Swift

– Kënga e vitit, që i atribuohet autorëve dhe kompozitorëve –

“What was I made for?” (nga filmi “Barbie”) – Billie Eilish & Finneas O’Connell, autorë (Billie Eilish)

– Zbulimi i vitit –

Victoria Monet

– Albumi më i mirë rap –

“Michael” – Killer Mike

– Albumi më i mirë rock –

“This is why” – Paramore

– Albumi më i mirë pop –

“Midnights” – Taylor Swift

– Albumi më i mirë i muzikës botërore –

“This moment”- Shakti

– Artistët me më shumë çmime –

Phoebe Bridgers – 4

Boygenius – 3

SZA-3

Victoria Monet – 3

Killer Mike – 3

Taylor Swift – 2

Billie Eilish 2

Miley Cyrus 2

Jason Isbell 2

Chris Stapleton 2./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like