Graçanicë: Serbi pretendoi se ishte goditur nga vetura gjatë protestës, demantohet nga policia (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gjatë së mërkurë në Graçanicë ishte zhvilluar një protestë e serbëve në kundërshtim të arrestimit të D.M, për krime lufte.

Protestuesit e kishin bllokuar magjistralen Prishtinë-Gjilan, duke i bllokuar edhe disa vetura që ishin duke lëvizur.

Edhe përkundër faktit se policia iu kishte kërkuar pjesëmarrësve që ta lirojnë rrugën, disa nga ta kishin shfaqur sjellje dhe veprime agresive.

E njëri nga protestuesit ka pretenduar se është lënduar nga një veturë në lëvizje dhe i njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në reagimin e organeve të rendit thuhet se nga hetimi i deritanishëm, ndërlidhur me rrethanat e ngjarjes ka nxjerrë në pah faktin se ankuesi nuk është prekur nga vetura në lëvizje por i njëjti me veprimin e tij të dhunshëm, me qëllim për ta goditur veturën në fjalë ka vetëlënduar këmbën e tij.

Për rastin në fjalë policia ka siguruar edhe pamjet.

Kjo për të përjashtuar të gjitha informatat e rreme, në dispozicion të publikut paraqesim edhe pamjet filmike që kanë rezultuar nga trajtimi hetimor i ngjarjes.

You may also like