Grabitje në një restorant në Mitrovicë, punëtorit iu vodh ushqimi, pazari ditor dhe dy telefona

by admin
Spread the love

Një person ka raportuar në polici, se sa ishte në vendin e punës, në një restorant në fshatin Gushavc të Mitrovicës, dy të panjohur ia vodhën ushqimin, pazarin ditor dhe dy telefona, të premten rreth orës 1 e 20.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull  kosovar, punëtor i një restoranti, ka raportuar se derisa ka qenë duke i kryer disa porosi ushqimi, dy persona të panjohur të maskuar  dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur ushqimin, pazarin ditore në vlerë 120€ dhe dy telefona”, thuhet në raportin e policisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like