Grabitet dhe dhunohet ylli i Manchester Cityt, i vjedhin të gjitha bizhuteritë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ylli i Manchester City, Joao Cancelo, ka pohuar se u sulmua nga grabitësit dhe iu vodhën bizhuteritë.

Sulmi ndodhi në shtëpinë e tij.

Klubi i Premier League ka konfirmuar se një hetim policor ka nisur pasi mbrojtësi ndau një mesazh për 2 milionë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Cancelo, i cili jeton me partneren e tij Daniela dhe vajzën e vogël Alicia, postoi një foto në Instagram dhe iu tha ndjekësve se ishte shënjestruar nga katër grabitës. Ai shkroi: “Fatkeqësisht, sot u sulmova nga katër frikacakë që më lënduan dhe u përpoqën të lëndonin familjen time. Kur bëni rezistencë, kjo është ajo që ndodh.

Ata arritën të më merrnin të gjitha bizhuteritë, si dhe ta linin fytyrën time në këtë gjendje. Nuk e di se si ka njerëz kaq të poshtër kjo botë. Gjëja më e rëndësishme për mua është familja dhe për fat të mirë jemi të gjithë mirë. Pas kaq shumë pengesash në jetën time, kjo është vetëm një tjetër që do ta kapërcej. I vendosur dhe i fortë, si gjithmonë”.

Një deklaratë e Manchester City tha: “Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar që Joao Cancelo dhe familja e tij u vodhën në shtëpinë e tyre këtë mbrëmje, gjatë së cilës Joao u sulmua fizikisht gjithashtu. Cancelo dhe familja e tij po mbështeten nga klubi dhe ai po ndihmon policinë me hetimet e kësaj çështjeje shumë serioze”.

Mesazhi shoqëroi një foto të 27-vjeçarit, me atë që dukej të ishte një plagë sipër syrit të tij të djathtë.

You may also like