Gostivari fuqishëm pas Azir Aliut

by admin
Spread the love

Azir Aliu, kandidat për Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike ka marrë mbështetje të madhe nga udhëheqësia e degës së ASH-së në qytetin e Gostivarit.

Se është kështu e dëshmon edhe kjo fotografi, ku shihen një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të kryesisë së degës së ASH-së në Gostivar në përkrahje të tij, mes tyre kryetari i degës: Gazmend Abdija, deputeti Halil Snopçe, Azir Aliu e të tjerë.

Ndryshe, ditë më parë ASH-ja zyrtarizoi kandidatët e saj për Ministër dhe Zëvendës Ministër në Qeverinë e RMV-së dhe ate:

Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë, Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike, Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Vjollcë Berisha, Zëvendësministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Tiron Jajaga, Zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ndryshe, Kuvendi i RMV-së ka tre ditë që zhvillon debat për hyrjen e ASH-së në Qeveri.

You may also like