Goretzka ndez garën në Premier League, dy klube kërkojnë mesfushorin e e Bayern

by admin
Spread the love

Leon Goretzka ka shumë admirues në Premier League.

Për momentin, Manchester United është skuadra më e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Bayern Munich, por së fundmi, në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe West Ham.

28-vjeçari ka një kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 45 deri në 50 milionë euro.

Skuadra fituese e Conference League ka vetëm një problem, konkurrencën me Manchester United, pasi këta të fundit kanë avancuar në bisedime, ndërsa sa i përket buxhetit, londinezët janë të gatshëm të përmbushin kërkesat e Bayern-it, por edhe lojtarit, pasi arkat e klubit janë plotë pas shitjes së Declan Rice. /Supersport


Top Channel

You may also like